Imazhet skandaloze të Andrea Bocellit gjatë pushimeve, i dalin të pasmet pasi gruaja e tij e zhveshi gjatë hipjes në jaht

Legjenda e operës, Andrea Bocelli, pati një moment shumë të sikletshëm gjatë pushimeve të tij verore.

Tenori italian, 63 vjeç, po ngjitej në një jaht kur Veronica Berti e cila ndodhej pas tij tërhoqi mbathjet e tij të notit, shkruan The Sun.

Bocelli e pa qartë anën qesharake më vonë, duke qeshur ndërsa ai dhe aktorja Veronica, 38 vjeçe, bënin dush në kuvertë.

Dyshja janë me pushime verore në ishullin Sardenjë të Italisë.

Ata janë të shoqëruar nga vajza e tyre, Virginia, dhjetë vjeçe dhe djali i Andreas nga martesa e tij e parë, Matteo, 24 vjeç.

Këto fotografi të tij janë bërë virale në mediat italiane, duke shkaktuar të qeshura te fansat e tenorit.

Telegrafi/