
Ilva Tare feston ditëlindjen në karantinë, surpriza që i bënë fëmijët
Drejtoresha e Informacionit të “Euronews” Albania Ilva Tare ka festuar sot ditëlindjen në kushtet e karantinës.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto të fëmijëve të saj, duke zbuluar edhe surprizën e tyre.
Ndonëse të vegjël, Melody dhe Thomas i kanë dhuruar mamit disa lule të bukura për 44-vjetorin e saj.
Në foton tjetër, ajo shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës në një atmosferë vërtetë të ngrohtë.
Ilva Tare shfaqet nga e hëna në të premte me emisionin ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, duke raportuar për situatën e Covid-19.