Ilva Tare e nis ditën me festë, stafi e surprizon

Dhe në ditëlindje puna nuk ndalon për Ilva Taren, ama mund të bëhet dita më e bukura e vitit. Si bëhet kjo? Ja si në foton që gazetarja publikoi, rrethuar me festë dhe surprizën nga stafi.

“Ju dua shumë, do ju dua edhe më shumë. Skuadra e Euronews Albania, faleminderit për festën e papritur. Festa paçim gjithnjë”, shkruan ajo.

Dita nis me festë dhe do të vijojë me punë për Ilvën, pasi në mbremje do jetë si çdo natë në ‘Euronews’. Një javë përpara zgjedhjeve, teksa drejton emsion politik nuk ka luks për festa. Por urimet me vizatime nga dy fëmijët Melody dhe Thomas i kanë dhënë notat e duhura të ëmbëlsisë dhe dashurisë./revistawho.com