Iliri zbulon çfarë do bëjë me lekët që fitoi në BBV

Ilir Shaqiri ka njoftuar se do të martohet në muajin qershor. Lajmin e ka dhënë vetë Iliri i ftuar nga Edi Manushi në emisionin e së dielës në Top Channel.

Balerini u shpreh se ka zhvilluar një ceremoni me bashkëshorten në kishë, por dasmë të vërtetë shqiptare nuk ka bërë akoma dhe i ka ngelur peng.

Iliri ishte fitues i Big Brother VIP Albania dhe u bë mjaft i famshëm edhe pë garën që zhvilloi brenda shtëpisë. 50% të shumës ai ia fali fondacionit “Dritan Hoxha”.

Gjatë takimit me bashkëshorten në BBV ai i tha Emanuelës se duhet të përgatitet. Gjithashtu Ilir Shaqiri ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrës edhe te ‘Isoli dei famosi’ në Itali.

Gjatë emisionit, Ilir Shaqiri u shpreh se pas mbarimit të “BBV” ka parë një Donald tjetër, pasi nuk e priste që ai t’i qëndronte ftohtë.

Balerini i njohur iu përgjigj dhe ftesës së aktorit të humorit për bamirësi, duke treguar se ai e kishte programuar para “Big Brother VIP” se ku do të shkonin paratë e çmimit.

“Unë e kam telefonin 1 ditë e gjysmë pas mbarimit dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu”.