Iliri reagon ndaj Sabianit pas deklaratës së fortë të tij!

Marrëdhënia e afërt mes Ilirit dhe Sabianit duket se është lëkundur, të paktën këtë tregojnë zhvillimet e fundit. Vetë këngëtari e bëri një lloj konfimimi pasi, i ftuar në “Më lër të flas”, u shpreh i zhgënjyer nga personi që e konsideronte vëlla. Përmes disa pyetjeve nga Romeo Veshaj, ai rrëfeu se Ilir Shaqiri kishte përfituar nga mirësia e tij.

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

Në lidhje me zhvillimin, Iliri ka reaguar me shaka.

Ai ka ndarë shprehjen e famshme “e ka bo për mu” të cilën e pati përdorur në shtëpi për këngën e re të Sabianit.