Iliri puthet me Arjolën, gruaja e tij irritohet me ata që e shanë të shoqin: Ta dini sa burra kam puthur unë
Bashkëshortja e balerinit Ilir Shaqiri ka dhënë sot një intervistë ndryshe për emisionin e mëngjesit ‘Wake up’. Emanuela Morini ka komentuar edhe puthjen e bashkëshortit të saj me aktoren Arjola Demiri.
Në fakt puthja në buzë erdhi si pasojë e lojës që “Vëllai i Madh” u kishte dhënë. Ato po aktronin dhe puthja ndodhi pikërisht për këtë arsye, por komentet në rrjet kanë qenë të shumta.
E duket se këto komente kanë shqetësuar më shumë bashkëshorten e Ilirit, Emanuela Morini. Ajo u shpreh sot se nuk e ka shqetësuar aspak kjo puthje mes Ilirit dhe Arjolës.
“Më bënë përshtypje komentet. Arjola është aktore, Iliri balerin por ka punuar si aktor. Një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë jam aktore, ta dini sa burra kam puthur në skenë. Më tepër komentet na vranë, komentet e liga”, tha Morini.
Ajo u shpreh se i kanë shkruar shumë mesazhe në lidhje me këtë puthje, por që sipas saj, një puthje brenda një skene nuk ka vlerë.
“Është kohë e humbur që më kanë nisur këto mesazhe”, përfundoi Emanuela, e cila tha gjithashtu se po e pret krahëhapur Ilirin.