“Iliri left the chat”/ Emily Shaqiri prezanton të dashurin dhe të gjithë po presim të shikojmë reagimin e balerinit
Panorama Plus/ Eksperienca në “Big Brother Vip” përveç fituesit Ilir Shaqiri, solli vëmendje të madhe edhe drejt bashkëshortes dhe vajzës së tij. Teksa balerini është i rezervuar sa i përket vajzës së tij nëpër intervistat që jep, kurioziteti për të ditur më shumë rreth Emily Shaqirit mbetet i madh.
Numri i ndjekësve të saj në rrjetet sociale u rrit me shpejtësi pas hyrjes së Ilir Shaqirit në BBV, dhe intervistave të saj dhe Emanuelës nëpër televizione të ndryshme. Kështu Emily ndiqet me shumë kuriozitet nga ndjekësit e saj, për të ditur më shumë edhe rreth jetës së saj private.
Emily ka publikuar së fundmi nëj video në profilin e saj në TikTok, ku shihet së bashku me një djalë të ri, i cili në rrjetin social shfaqet me emrin Luca Varone. Në videon e publikuar dyshja shfaqen duke këcyer ndërsa në sfond kanë një këngë italiane. Përveç afrimitetit që shihet me tyre në video, vëmendja është përqendruar edhe në seksionin e komenteve, ku mbiztoëron pyetja: “A jeni bashkë?/ A është i dashuri yt?”
Ndjekës të tjerë, të cilët njohin edhe të atin e Emily, Ilir Shaqirin, shkruajnë:
“Iliri left the chat”, “e mo tuo papà 😁😁😁 lo voglio vedere😁😁😁 (dua të shikoj fytyrën e babait tënd”
Nuk kanë munguar as kompimetet nga ata ndjekës që tashmë i konsiderojnë “çift”:
“Beautiful couple 🥰🥰 (çift shumë i bukur)”
Nga ana tjetër në një vështrim të bërë në profilin e djalit italian Lucas Varone shihet një postim i përbashkët me Emily. Njësoj si në postimin e kësaj të fundit, ndjekësit e Lucas kanë reaguar në komente.
“Fidanzatevi sareste perfetti (Fejohuni, do të ishit perfektë)”, “You like her(Ti e pëlqen atë)”, “Ma come si guardanooo (Si shikohen me njëri-tjetrin)”, janë vetëm prej disa komenteve të ndjekësve të tij italianë.
Ndërkohë vetë Emily dhe Luca nuk kanë vendosur t’iu përgjigjen asnjë prej komenteve të ndjekësve të tyre.
Brenda shtëpisë së BBV, dhe më pas jashtë Iliri ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me Emilin.
Balerini Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij. Ai rrëfeu herën e parë që vajza e tij i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.
“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-është shprehur fituesi i BBV.
Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër. E po ashtu ata planifikojnë që të realizojnë një dasme në vendin tonë në muajin qershor.