Iliri i dërgon puthje Arjolës nga “BBV”, aktorja surprizon me veprimin ndaj bashkëshortës së tij (foto)
“Big Brother VIP” po i vjen fundi dhe nga kjo lojë janë krijuar edhe miqësi shumë të forta. Një prej tyre është edhe e Arjolës me Ilirin,
ku ky i fundit po lufton për çmimin e madh. Mirëpo, duket se aktorja i mungon shumë dhe këtë e ka shprehur me një fotografi të saj në duar, teksa i ka dërguar edhe një puthje.
Ndërkohë, Arjola e ka ndarë këtë moment në Instagram duke shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës”.
“Shpirti i motrës”, ka shkruar aktorja, duke i bërë tag në postim bashkëshortës së Ilirit. Kujtojmë që së fundmi dyshja shkëmbyen një puthje në buzë duke interpretuar një skenë filmi.
Lidhur me këtë reagoi bashkëshortja e Ilirit, e cila e ka konsideruar si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi.
Kujtojmë se finalja e madhe e ‘Big Brother Vip’ është ditën e premte më 18 shkurt dhe Iliri është favoriti kryesor bashkë me Donaldin për të fituar 100 mijë euro.