Ilir Shaqiri: Sa herë që shikoj atë, mendoj për gruan
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan 5”, në episodin e parë për këtë sezon, balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri ka folur rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten.
“Sa herë që shikoj diellin, unë mendoj gruan time. Sot, për fat të keq ra shi, nuk kishte shumë diell, por sot kemi një diell tjetër që është Fiter Bajrami, kështu që “Gëzuar të gjithëve dhe shëndet dhe mbarësi paçi”.
Më tej i pyetur se çfarë i mungonte në “Big Brother VIP” më shumë nga rituali i jetës së përbashkët me Emanuelën, Iliri dha një përgjigje interesante.
“Më mungonin shumë gjëra. Më mungonte fjala, më mungonte shikimi, më mungonte ëmbëlsia, por tani aty brenda shtëpisë ndodhin disa mekanizima që janë “anti-njerëzore” sepse ti transformohesh…”, tha fituesi i BBV.
Më tej moderatoja Alketa Vejsiu e pyeti në lidhje me gabimi më të madh që ka bërë në BBV. “Gabime, ndoshta jam futur shumë spontan në atë që unë jam në komentet me njerëzit dhe kam treguar disa gjëra të vetvetes që mund ti kisha evituar, që nuk do të merreshin vesh kurrë. Do qëndroja dhe më i qetë me vetveten time”, zbuloi balerini duke shtuar se i referohet historisë së tradhtisë ndaj bashkëshortes.
Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu pasionin e tij për peshkimin, ku tha se nëse nuk do të ishte bërë balerin, do të ishte bërë një peshkatar.