Ilir Shaqiri publikon foton intime në ditën e lindjes së bashkëshortes së famshme italiane
Ilir Shaqiri është një nga personazhet që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, për shkak të emrit të mirë që ka mundur të krijojë në Itali. Balerini shqiptar prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj, vend ku ka ndërtuar karrierën dhe familjen.
Shaqiri ka gati 15 vite që është njohur me bashkëshorten e tij italiane, Emanuela, me të cilën ka dhe një vajzë. Sot Emanuela feston ditëlindjen dhe për ta uruar Iliri ka nxjerrë në pah gjithë natyrën e tij romantike. Balerini shqiptar ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke u puthur në buzë me bashkëshorten. “100! Gjithmonë kështu…Të dua”, ka shkruar Iliri bashkëngjitur fotos.
Pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka pasur vështirësi të shumta, sidomos në fillimet e balerinit shqiptar në Itali, ata kanë mundur t’i bëjnë ballë çdo sfide për shkak të dashurisë së madhe për njëri-tjetrin. Pak kohë më parë Iliri tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë njohur në një program televiziv dhe përpara se të martoheshin bashkëjetuan për pak kohë me njëri-tjetrin, shkruan Who. Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të një vajze adoleshente, Emily, e cila është bërë pjesë e botës së artit njësoj si babi Iliri.