Ilir Shaqiri prezanton vajzën e tij me publikun: Nuk jam gati të më sjellë një djalë në shtëpi, jam baba xheloz

Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Ditë e Re” në TV Ora, ka qenë balerini i njohur Ilir Shaqiri i cili prej 20 vitesh jeton në Romë të Italisë.

Ai shprehet se prej 6 javësh së bashku me familjen është në karantinë dhe se përpiqet t’i zbatojë rregullat që janë dhënë sepse përhapja e virusit është shumë e shpejtë.

“Qyteti i Romës është një si një shkretëtirë prej pandemisë”, shprehet ai.

Gjatë lidhjes direktë Iliri prezantoi me publikun edhe vajzën e tij Emili. Një vajzë mjaft e bukur dhe e talentuar, ku edhe pse vetëm 15-vjeçe balerini ka filluar të ndihet xheloz për të.

I pyetur nëse ai është xheloz për vajzën e tij e cila është mjaft e bukur, Iliri shprehet me shaka se këto dy muaj në karantinë është mjaft i qetë për këtë fakt.

Arjon Muça: A je ai babai xheloz që nuk e le vajzën të dalë apo e ke atë mentalitetin shqiptar?

Ilir Shaqiri: Unë jam shumë rehat se u bënë 2 muaj që jemi të izoluar në shtëpi , bëj shaka se Emili është një vajzë shumë e impenjuar me baletin, me muzikën, ka një shkollë të vështirë dhe koha e saj ëshë shumë e zënë që kështu nuk kam pse të bëhem xheloz.

Arjon Muça: A je bere gati që Emili të të sjellë një djalë në shtëpi?

Ilir Shaqiri: Jo për atë nuk jam gati.

Arjola Shehu: A të tregon Emili për gjërat e saj?

Ilir Shaqiri: Më tregon vazhdimisht, por më shumë është e hapur më Emanuelën, bashkëshorten time, janë si dy motra dhe për mua është mëse e mjaftueshme. As unë nuk dua t’i di shumë ato gjërat ashtu. Deri tani mesa di unë nuk ka pasur raste “kontaminimi”. Nuk është e thjeshtë sepse ne si ballkanas që jemi e kemi pak këtë xhelozinë.

/Ora News.tv/

error: Content is protected !!

Copy link