Ilir Shaqiri, konkurrent në ‘L’isola dei famosi’?

Ka qenë një batutë e Alketa Vejsiut që ka ngritur edhe një herë pikëpyetjen mbi zërat që qarkullojnë prej kohësh: Ilir Shaqiri mund të jetë pjesë e reality show-t të famshëm italian, “L’isola dei famosi”.

“Kam bindjen,- ka thënë moderatorja,- që ti Ilir Shaqiri do ta fitosh “L’isola dei famosi”.

Nuk dihet nëse ky është thjesht një urim i Alketës apo ajo sapo dha një lajm për planet e Ilir Shaqirit, megjithatë, Iliri vendosi që ta kalonte me buzëqeshje dhe pa bërë asnjë koment pas kësaj deklarate të Alketës.