Ilir Shaqiri, Josif Gjipali dhe 10 gazetarë të rinj, sot në premierën e “Piter Pan”!

Teksa të gjithë dje uronin ditën e 1 Majit, ata që iu përgjigjën në mënyrën më dinjitoze kësaj date ishin 10 gazetarët e rinj të “Në kurthin e Piter Pan”, të vetmit të cilët duket se ishin në punë dje. Përmes një video të publikuar në faqen e Instagramit të spektaklit, u panë të përzgjedhurit e këtij edicioni nën drejtimin e stafit me në krye producenten dhe regjisoren Vera Grabocka… Ishin momente të provave gjenerale, ku fëmijët preknin skenën për të qenë sot në mbrëmje mëse gati për sfidën e tyre televizive. Por, jo vetëm kaq, ata janë gati të vënë përpara përgjegjësisë personazhet e skenës dhe ekranit.

Sot, edhe janë zbuluar dy personalitet që do të hapin siparin e sezonit të 5-të të këtij formati. Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili sipas formatit pritet të bejë një retrospektive nëpër kujtime apo të ndajë të pathënat e sfidave dhe vështirësitë e ngjitjes në karrierë, mes emrave më të njohur të muzikës lirike.

Nga ana tjetër, neë ikonë e baletit shqiptar si Ilir Shaqiri që ka shkëlqyer edhe në skenat italiane vjen për herë të parë në një rrëfim përballë kuriozitetit dhe pyetjeve të fëmijëve.

Të dy personazhet sjellin me vete kuriozitet, aq më tepër për emrin e këtij të fundit, i cili u shpall edhe fitues i “Big Brother VIP”, e intervistat me të ende janë një kuriozitet i pashuar, për gjithë zhurmën, që shkaktoi hatërmbetja e aktorit Donald Veshaj, i cili mori vendin e dytë në atë show…

Mënyra se si do të vijnë dy të ftuarit në “Piter Pan” është gjithashtu një kuriozitet, pasi dihet që në këtë format nuk ka personazh që s’dorëzohet para çdo pyetje me dhe pa turp të kastit të gazetarëve.

Spektakli, i zë vendin një tjetër formati të këtij produksioni “Love Story”, që mbylli të hënën e shkuar transmetimin prej gjashtë muajsh, një maratonë televizive tejet e suksesshme.

E nëse të ftuarit tashmë i dimë, kurioziteti mbeten gazetarët. A do të ketë kasti i ri, protagonistët e vet? Ata janë përzgjedhur pas audicionesh të gjata mes mijëra fëmijëve nga gjithë Shqipëria. Produksioni premton se ata janë vërtetë befasia e këtij edicioni. Kurioziteti është vërtet i madh. Gjithçka ngelet për t’u zbuluar sot në mbrëmje në ekranin e televizionit Klan, nën prezantimin e Alketa Vejsiut dhe skenar të Ilda Lumanit.

Bordo