Ilir Shaqiri do ta pranonte ftesën për në “Big Brother Vip 2” dhe kushti lidhet me binjakët!
Ilir Shaqiri ka rrëfyer se do të bëhej përsëri pjesë e “Big Brother Vip” në sezonin e dytë të tij. Mes të qenit banor apo opinionist, ai zgjodhi të parën.
“Opinionist jo, sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja ‘po’yMë kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”, ka thënë ai.
Ndërsa për kushtin që të hyjë në BBV2 ka ndërrimin e binjakëve Veshaj.
“Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty. Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”, ka thënë ai.