“Ilir Meta ishte i armatosur”/ Avokati: Ja pse u arrestua në atë mënyrë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot në “Breaking” në Top News, arrestimin e ish presidentit Ilir Meta.

Ngjela hodhi dyshime se personat që ishin me Ilir Metën ishin të armatosur dhe prandaj sipas tij u arrestua në atë mënyrë.

“Nuk duhet të merren gjërat shabllon. Këta janë njerëz të fortë, ata që mund të kenë pasur informacion se ata që e mbronin ishin të armatosur, janë profesionistë. Kanë pasur shumë raste te tilla. Tipa të tillë pushtetetarë që kanë mjete forcë ne mbrojtje, në momentet kur i vjen goditja fatale e humbasin koshiencën si rregull.

Jam i bindur që ishte me armë, prandaj bën atë lloj kapjeje, mund të ketë pasur në makinë roje të tij, me ty deri në vdekje të paguar. Gjesti i marrjes linte të kuptuar që brenda ka pasur persona që mund të qëllonin.

Nëse ka pasur dhe nuk kanë vepruar, nuk i ka lënë Meta. E pa që nuk kishte më mundësi, ishin shumë këta. Fakti që ishin kaq shumë, kanë pasur mendimin se mund të kishte kundërshtim të brendshëm me armë. Do thuash ti nga e di? Nga eksperienca, kur vjen problemi i ligjit bëhen agresiv. Meta nuk u bë agresiv, por të shikojmë si do shkojë gjyqi”– tha ai.

gazeta-shqip.com