Ilir Demaliaj: Akuzojnë babanë tim si vrasës, pa asnjë provë. Këta shkojnë deri tek motra, por tjetri të vret për të…

Ilir Demaliaj ka dhënë më shumë detaje nga sherri me Kujtim Gjuzin.

“Ishte diçka banale, që nuk duhet të kishte ndodhur, por ndodhi. Ka njeriu situata ku del edhe nga vetja, nuk ndihem mirë për atë veprim.

Por ka disa shpifje që nuk durohen dot, mua prindërit më kanë vdekur, me mua mund të merret sa të dojë.

Le të më shajnë, por me familjarët e vdekur ishte shumë. Bëra shumë gabim, por ka fyerje dhe sharje që nuk durohen. Nuk duhet të ndodhte, por iku ajo tani.

Edhe Kujtimit i them të mos merret me fyerje dhe shpifje, mos të bjerë pre e tyre. Por kur sheh parlamentin sot, ku ka fyerje e sharje atje, deri edhe nga motra. Por tjetri të vret për to”, thotë ai mes të tjerash.

Dhe më tej shpjegon se vazhdimisht ka marrë fyerje dhe akuza, duke i përmendur edhe babanë si vrasës, pa pasur asnjë provë.

“Po ç’punë kanë prindërit e mi me këto gjëra, që nuk jetojnë më, me shpifje dhe fyerje, madje babanë tim e kanë akuzuar edhe si vrasës.

Por ka shpifje sa të duash dhe banalitete, pa prova dhe vetëm me “eshtrat e qenit të ngordhur”. Nuk duhet të kishte ndodhur, por ndodhi, ishte diçka banale”, përfundon Demaliaj në reagimin për Report TV.

gazetatem.net