Ilda Gega e sherrit të parë “live” në “Big Brother” i dorëzohet dashurisë

Ilda Gega, modelja simpatike që mbahet mend si lojtarja e sherrit të parë live në “Big Brother” tani i është dorëzuar dashurisë. Pas eksperiencës së “Big Brother”, ku u përplas me një lojtare nga Vlora, Ilda u kthye sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon jetën e saj më e lumtur se kurrë. Vitin 2018 ajo e ka nisur me udhëtime e pushime nga Miami në Tajlandë me të dashurin e saj. Ajo poston shpesh foto me të, ku dashuria në çift ndihet në ajër.