Ilda Bejleri zbulon arsyet e shkëputjes nga televizioni, ku do e shohim sezonin e ri

Ilda Bejleri u shkëput nga “Proçesi Sportiv”, ndërsa pyetja e ndjekësve është: pse u shkëput moderatorja nga ekrani? Përgjigjen e ka dhënë vetë Ilda në një intervistë për “Edicionin Veror”.

Bejleri e ka cilësuar “Proçesin Sportiv” si ‘eksperiencë shumë të bukur’, megjithatë moderatorja ka shtuar: “Njëmbëdhjetë vite në Digitalb më kanë mësuar të jem vetëm. Eksperienca me Manushin ishte shumë e bukur, por ecuria e programit tregoi se ndjekësit e mi, kudo që janë, ndjekin Ildën dhe jo logon apo diçka tjetër.

Mendoj se ka ardhur momenti që edhe sporti të ketë një analizë të mirëfilltë, nga njerëz që e duan sportin, që dinë ta analizojnë. Kështu që kur të ketë një projekt konkret, do ta pranoj”, është shprehur Ilda. Megjithatë, Bejleri ka thënë se dashuria për sportin vazhdon të mbetet e njejtë, ashtu sikurse ka shtuar se kur do të vijë momenti, do t’i rikthehet formateve të kësaj natyre.

Pra, me një projekt që i përshtatet preferencave të Ildës, moderatoren do ta rishohim sërish në ekran.

News31.al