“Ilda Bejleri, ua sa vulgare je!”, pas komentit moderatori i njohur merr përgjigjen që s’pritej

Ilda-Bejleri-2
Moderatorja e emisioneve sportive, Ilda Bejleri publikoi një foto sensuale në Instagram ku pozonte me një fustan të zi. Mes komenteve nga ndjekësit e saj, ra në sy ai i moderatorit të emisionit të humorit, Ermal Mamaqi. “Ilda Bejleri, ua sa vulgare je!” komentoi ai poshtë fotos, të cilit Ilda iu përgjigj po ashtu brenda shakasë: “Edhe mashtruese”. Kuptohet që shkëmbimi i komenteve nga dy personazhet e njohur të televizionit është bërë brenda kuadrit të humorit, duke qenë se pak kohë më parë u fol shumë veshja e moderatorëve sportive në ekran.