Ilda Bejleri flet për djalin në skenat e dushit: Me duart e mia e…


Qëkurse është bërë personazh publik, Ilda Bejleri, krahas punës si moderatore e emisioneve sportive, është përzgjedhur si imazh edhe në disa fushata publicitare të kompanive të ndryshme. Ndër to, më e paharrueshme padyshim është ajo për platformën “Digitalb”, e frymëzuar nga filmi “50 Shades of Grey”.
Në të, Bejleri shfaqej në momente intime me një djalë muskuloz dhe tepër joshës, që më vonë u zbulua se nga “Story.al”, se bëhej fjalë për balerinin Kris Dalipi. Imazhet e reklamës u shndërruan në kryefjalën e rrjeteve sociale dhe këtë Ilda e konfirmoi në emisionin “Xing me Ermalin”, ku zbuloi dhe identitetin e djaloshit seksi, shkruan “Xing.al”. Sipas “Panorama Plus” të gjithë u bënë shumë kuriozë për të mësuar se kush ishte djali në skenat e nxehta. “Është Krisi, një balerin që unë e kam zgjedhur me duart e mia”, rrëfeu Bejleri duke zbuluar se bëhet fjalë për Kris Dalipin. Me balerinin që tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilda realizoi skenat e nxehta të dushit.