“Iku fshehurazi”, Delinda Disha i kthehet keq Salsanos: Është barrë e rëndë të…

Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka reaguar pas deklaratave të Salsano Rrapit se ajo ishte larguar nga programi ‘fshehurazi’.

Përmes një statusi në Instastory, Delinda sqaron se i ka mbaruar kontrata dhe nuk ka dashur ta rinovojë.

Delinda-2

Ajo ka ironizuar Salsanon, duke thënë se është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’.

“‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim’, shkruan Disha.