Iku me debate nga Vizioni? Holta Dulaku zbulon ç’ndodhi me Turjan Hyskën

Holta Dulaku është një prej producenteve të programeve më të ndjekura në Shqipëri si ‘Dancing with the stars’ apo ‘Tu si que vales’. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘You & Me’ në ‘NRG Radio’, ku ndër të tjera foli edhe për largimin e Turjan Hyskës nga Vizion Plus.“E para njëherë është akoma në 2XL. Çfarë doni të them për Turin? Turi është djalë fantastik, ka bagazh, është i prerë për televizion, është djalë i mençur, shumë simpatik dhe unë i uroj gjithë të mirat”, iu përgjigj ajo Julkës dhe Arjonit.E pyetur nëse largimi i Turit nga Vizion Plus kishte qenë apo jo me debate, Holta tregoi se mënyra e lëvizjes së tij ishte korrekte.“Jo, jo, jo, nuk është ky rasti, shkruan Xing.al. Turi është rritur në atë televizion. I ka dhënë shumë, siç edhe ka marrë, kështu që derën hapur e ka, jemi shumë mirë dhe mënyra e lëvizjes ishte korrekte”, tregon ajo.