Ikonike: Naomi Campbell me maskë për fytyrën dhe syze në festivalin e Kanës

Kujdes: Kjo nuk është një lëvizje që duhet të tentohet nga të vdekshmit.

‘Page Six” shkruan se Naomi Campbell u pa në hotelin e saj në Kanë të martën e veshur me një maskë për fytyrën (nga ato të kujdesit për lëkurën, jo nga ato të COVID) dhe syze dielli.

“Ajo mbërriti me një shoqëruese sigurie të veshur me një maskë për fytyrën,” ka thënë një ‘spiun’, i cili shtoi se Campbell shkoi direkt në dhomën e saj.

“Ajo kishte syze dielli mbi të,” thotë dëshmitari okular. “Thashë me vete ‘Çfarë mbretëreshë’. Ikonë. Edhe mënyra se si ajo ecën…”

Campbell ka shprehur shpesh dashurinë e saj për një maskë të mirë. Ajo ka thënë për rutinën e saj të kujdesit të lëkurës, “Unë jam vazhdimisht me maska hidratuese, maska për fytyrën, maska kremoze, maska letre”.

Pak orë më vonë, Campbell shkëlqeu në tapetin e kuq për filmin hapës “Jeanne du Barry” me një fustan me temina ngjyrë argjendi.

Perëndesha e pasarelave është thuajse përher e pranishme në festival. Festivali bie edhe gjatë ditëlindjes së saj.