Ikona e televizionit Barbara d’Urso largohet nga Mediaset pas 15 vitesh
Një ndër ikonat e televizioneve italiane, Barbara d’Urso, e kanë larguar nga televizioni “Mediaset” pa asnjë paralajmërim. Në prag të emisionit të saj ‘Pomeriggio5’, i cili ka 15 vite në ekran, Barbara është zëvendësuar me prezantuesen Myrta Merlino.
“Për pak ditë do të nisë edicioni i 16-të i Pomeriggio5, i pari pa mua. Unë e kam krijuar dhe kuruar atë program me dashuri për 15 vjet dhe është krenari për mua që një program lindur, rritur dhe identifikuar me mua, vazhdojnë të mbajnë të njëjtin emër”, ka shkruar ajo.
Më tej, Barbara d’Urso kujton nisjen e programit që startoi në vitin 2008.
“Ishte 1 shtator 2008 kur Claudio Brachino dhe unë, atëherë drejtor i Videoneës, ne fillimisht krijuam Mattino5 dhe më pas Pomeriggo5, si dhe Domenica5. Ishte një aventurë e jashtëzakonshme, e cila më lejoi të vazhdoj beteja sociale, të intervistoja të gjithë liderët politikë deri në fushatën e fundit elektorale, t’ju informoja dhe t’ju bëja shoqëri gjatë muajve të errët të pandemisë.
Me përkushtim dhe vetëmohim kam qenë në shërbimin e plotë të kompanisë për 15 vjet, vijon ajo, duke ndjekur indikacionet e tyre deri në episodin e fundit të këtij viti, pa anashkaluar asnjë takim. Çfarëdo që të ndodhte në jetën time, unë isha aty, besnike mbi të gjitha ndaj angazhimit, për mua të pacenueshëm, që kisha me ju.
Të gjitha këto i bëmë me një buxhet shumë të vogël, i cili ka qenë forca ime në kompani që nga fillimi i kësaj aventure të jashtëzakonshme, duke synuar performancën maksimale me kosto minimale. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por Pomeriggio5 ishte shtëpia ime dhe i bëja sakrificat me buzëqeshje, edhe kur u detyruam të dilnim në transmetim pa audiencë, nga qendra e prodhimit që ishte një katedrale në shkretëtirë gjatë izolimeve. dhe pastaj vazhdoi kështu për dy vjet e gjysmë”
View this post on Instagram