Ikën Alban Musa, vjen Edi Oga/Pas mbylljes së “Klanifornia-s” moderatori i ribashkohet Kel Demit
Jemi mësuar që Enkel Demin dhe Edi Ogën t’i lidhim gjithmonë bashkë në emisionin “Makinë me dy timonë”, në radion “Club Fm”.
Pas më tepër se 10 vitesh, ata patën shkëputjen e parë, ndërkohë që do të rikthehen sërish si dyshe ikonë moderatorësh. E duket se pas mbylljes së “Klanifornia-s”, ku Edi Oga punnte si skenarist, ai do të nisë një rrugëtim të ri televiziv krahas kolegut të dikurshëm, Kel Demit, kësaj here në ekranin e “Abc News”.
Pas largimit të Alban Musës në “Top Channel”, Edi Oga do të moderojë emisionin e mëngjesit në këtë televizion, së bashku me Kel Demin, duke rikthyer dyshen ikonë të moderatorëve në ekranin shqiptar, të njohur për “Makinë me dy timonë”, apo “Kutia e fundit”./ www.story.al