“Ik o debile se na çmende, e shikon veten në pasqyrë”, Aulona Musta shpërthen ndaj ndjekëses (FOTO)

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, është një ndër personazhet e njohur të ekranit shqiptar më e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Ajo ndan me fansat e saj të shumtë foto të ndryshme nga përditshmëria, por jo të gjitha postimet priten mirë prej tyre.

E kështu ka ndodhur edhe në një fotografi të publikuar së fundmi, ku Aulona shihet me rroba banje teksa bie në sy trupi i saj i palestruar.

Aulona-Musta-2

Ka patur disa ndjekës që e kanë kritikuar Aulonën për foton që ka zgjedhur që të ndajë me ta, por një prej tyre ka arritur deri aty sa e ka quajtur edhe debile në koment.

“Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon vetën në pasqyrë”, i shkruan ajo, teksa moderatorja nuk ka duruar dhe i është përgjigjur duke shpërthyer kundër saj.

“Idiote ik ti, se unë jam në shtëpinë time, ti ke ardhur e padëshiruar”, i përgjigjet Aulona, e cila herë pas here nuk ua përton fansave që e ofendojnë, që t’u përgjigjet.

Aulona-Musta-3

Por ka patur shumë të tjerë që e kanë komplimentuar moderatoren që kujdeset për veten. Një fanse i thotë se do jetë një plakë e bukur.

“Një gjë është e sigurtë, që do jesh një plakë e bukur kur të plakesh, se di të kujdesesh për trupin tënd”, i shkruan ndjekësja.

“Ty të lumtë goja e tu bëftë dita 1000 hahahaha”, i përgjigjet Aulona ndjekëses.