Igli Zarka performon me Anitën, Mamaqi: Pse më duket sikur i heqim nga dy herë njerëzit këtu?

Në një moment gjatë performancës së saj të “Dance Albania” në Tv Klan ku erdhi si një “Anita në Paris”, Haradinaj përfshiu konkurrentin e eleminuar të javës së kaluar, Igli Zarkën. Vetë ish-konkurrenti nuk tha asnjë fjalë, por u largua së bashku me balerinët. Ky moment nuk shpëtoi pa një koment pikant nga Mamaqi.

Ermal Mamaqi: Pashë një film dhe m’u duk sikur hyri Igli dhe doli prapë nga spektakli. Pse më duket sikur i heqim nga dy herë njerëzit ne këtu?

Anita Haradinaj: Eh more Ermal Mamaqi, kur kam qenë unë studente e Arteve të Bukura këtu në Tiranë, ke qenë më i ri se unë në moshë.

Ermal Mamaqi: Avash mi se aty-aty jemi nuk je aq e lashtë, aq e vjetër.

Anita Haradinaj: Sa e kam nisur jetën. Dëgjo, a isha e mirë?

Ermal Mamaqi: Ne u kënaqëm shumë. Na u duk këtu te Fresku sikur ishte Paris. Kam një pyetje. Pse ia hoqe vëmendjen vetes dhe fute atë djalë plangprishës në performancë?

Anita Haradinaj: E kam shumë të rëndësishme në jetë të rrethohem nga njerëz të bukur.

Ermal Mamaqi: Po ta mori vëmendjen, ishin të gjithë ore Ilrii është ky? Ka hyrë prapë?

Anita Haradinaj: Dhe me shpirt të bukur, dhe me artistë të bukur.

Ermal Mamaqi: Dakord, ta gëzosh.

Alketa Vejsiu: Ilir, të pëlqeu?

Ilir Shaqiri: S’kam asnjë koment.

Vlerësimi total nga juria i siguroi Anitës një total prej 8 pikësh, e cila në mbyllje pati edhe një përshëndetje për një artiste të madhe.

Anita Haradinaj: E para dua të përshëndes Shkurte Fejzën, këgëtaren e madhe se ka pasur dasmën të shtunën dhe martoi djalin e madh dhe i uroj të trashgëohen. Dua të them që si nuk më lanë rehat ore duke më thënë “hajde kërce”, ngela me mindil në dorë, kështu që mendoj që e meritoj këtë 8-shen./tvklan.al