Igli Zarka: Jam si cjapi te kasapi, Ilir Shaqiri ia kthen “pa doreza”
Igli Zarka u shfaq në një Paso Doble të zjarrtë në mbrëmjen e parë të spektaklit “Dance With Me” në Tv Klan. Akoma më ngacmuese se vallëzimi, është atmosfera mes tij dhe Ilir Shaqirit pas përplasjeve të herëpashershme. Gjithsesi, ndërsa Igli thotë se ndodhet si “cjapi te kasapi”, Iliri nuk ka vendosur ta “therë”.
Alketa Vejsiu: Si ju duk performanca, Ermal?
Ermal Mamaqi: Mirë, do lë Ilirin të flasë.
Alketa Vejsiu: Ilir, ka disa filma biografikë shumë të bukur për balerinë të famshëm në botë. Njëri prej më të bukurve është ai për Nurejevin, “White Crow” më duket. Do kishe dëshirë ti Igli të luaje një rol besoj, rolin e jetës të një balerini të famshëm. E ka luajtur një ukrainas mesa mbaj mend apo jo?
Igli Zarka: Në qoftë se do ishte ky ritëm do më duhej 1 vit për të dalë një minutë në audicion.
Ilir Shaqiri: Ndoshta do duhej të prisje dhe pak më shumë.
Alketa Vejsiu: Si është klima mes teje dhe Ilir Shaqirit që nga ato kohë të vjetra?
Igli Zarka: Shumë mirë. Më fal po më merret fryma. Është shumë emocion.
Alketa Vejsiu: Paqe dhe harmoni, kudo ka paqe dhe harmoni në Shqipëri.
Ermal Mamaqi: Në fakt kjo është tema e këtyre ditëve sepse dhe mami im ka qenë shumë e merakosur. Mami në fakt ka qenë fanse e Ilirit dhe gjithë meraku është tani si do reagojë Iliri me Iglin.
Igli Zarka: Edhe meraku im ky ishte se jam si cjapi te kasapi.
Ermal Mamaqi: Mamaja po shikon tani dhe shumë mama të tjera që e kanë këtë merak.
Ilir Shaqiri: Pa doreza, mendoj që ti ke bërë një punë më të mirë se sa ajo që prisja./tvklan.al