Icardi tenton të hyjë në hotelin e Wandës; ndërhyn policia!

Futbollisti i njohur Mauro Icardi duket se nuk po e pranon dot ndarjen nga Wanda Nara dhe së fundmi është bërë sërish kryefjalë e mediave pasi fluturoi nga Turqia në Argjentinë për të takuar ish-partneren e tij.

Nuk dihet çfarë kishte në mendje të bënte sulmuesi argjentinas, por rojet e sigurisë së hotelit dhe më pas policia vendase, nuk e kanë lejuar Icardin të futet brenda ambienteve të hotelit.

Vetë Icardi ka mohuar se është ndalur nga autoritetet përkatëse për të hyrë në hotel, por faqja argjentinase “Gossipeame” ka hedhur poshtë pretendimet e Mauro Icardit. Mësohet se ka qenë Wanda ajo që ka njoftuar policinë.

Ndërkohë sipas mediave të huaja Wanda Nara ka nisur një romancë të re me këngëtarin L-Gante, aludime të cilat u konfirmuan pasi ata u panë duke u puthur në një pistë bowling në Quilmes të Argjentinës.

Bordo