
Ibiza, Maldive dhe Mykonos! Destinacionet e preferuara të VIP-ave, disa i qëndruan besnike jugut të Shqipërisë, Tayna dhe Dhurata bëjnë ‘xing’, Kejvina i rinis sërish pas incidentit në Turqi
TIRANË– Vera 2021 ende nuk ka përfunduar por për një pjesë të mirë të personazheve të njohur të showbizit shqiptar, pushimet po. Jugu i Shqipërisë ishte një nga më të preferuarat e vajzave të njohura. Sigurisht që nuk munguan dhe udhëtimet në Maldive, Spanjë, Ibiza, Maldive apo Greqi. Nëse nuk i keni ndjekur hap pas hapi në rrjetin social ‘Instagram’ ne ju tregojmë më poshtë se ku i kaluan pushimet vajzat e njohura.
Kejvina KthellaModelja shqiptare zgjodhi që pushimet ti kalonte në Turqi së bashku me të dashurin e saj. Kjo u zbulua nga një video që qarkulloi në rrjet, në periudhën kur nisi zjarri pranë hotelit ku ajo qëndronte. Kejvina e traumatizuar u shkëput për pak nga Instagrami por mesa duket nuk qëndron dot më shumë larg, ndaj ditën e djeshme u rikthye sërish…bashkë me fotot provokuese.
Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina zgjodhi që pushimet ti kalonte në Spanjë. Fotot me bikini nuk munguan në galerinë e Instagramit të saj.
Alesia Bami
Moderatorja e sportit zgjodhi që ditët përvëluese ti kalonte në shteti fqinj, në Mykonos. Po të njëjtin destinacion ka zgjedhur dhe modelja Oriola Marashi.

Çifti që tashmë përflitet se janë ndarë: Loredana dhe Mozzik shijuan pak javë më parë pushimet së bashku me Spanjë.

Ibiza u zgjodh si vendi i relaksit nga moderatorja Alketa Vejsiu. Ajo ndan vazhdimisht foto nga pushimet e saj, ato me bikini tashmë janë dhe më të shpeshta.
Nuk dihet nëse vajzat e njohura do të bëjnë pushime të tjera për këtë vit, por destinacionet e mësipërme janë padyshim zgjedhja e ëndrrave për shumë prej nesh.
(A.B)/Dosja.al