Ia vranë shokun para syve, Lim Hoti bëhet i gjallë, e kujton me pëllumba: S’më plas ç’mendojnë të tjerët, jemi vëllezër!
Ai ka publikuar një foto ku shfaqen të gjithë shokët së bashku, e një ndër to është dhe Mehmet Qema i cili u vra me armë zjarri nga Marjus Dema i cili ndodhet në krye të tavolinës.
Blerim Hoti, ndryshe i njohur si ‘Lim Hoti’ i cili është lënë në arrest shtëpie pasi vrasjes së Mehmet Qemës, ka ndarë një postim në rrjetet sociale. Ky është postimi i parë i tij pas arrestimit dhe masës së dhënë nga Gjykata.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqen të gjithë shokët së bashku, e një ndër to është dhe Mehmet Qema i cili u vra me armë zjarri nga Marjus Dema i cili ndodhet në krye të tavolinës. Ai ka shoqëruar foton e vjetër me disa emoji të pëllumbave duke shkruar: Nuk na intereson se cfarë thonë të tjerët, ne jemi vëllezër.
Ai ka përmendur të gjithë miqtë të cilët po ashtu kanë marrë dënimin për mos kallëzimin e krimit të kryer nga Dema. Vetë Dema, është lënë në arrest me burg.
(a.b)/dosja.al