“Ia thashë e para vdes për… pas dy javësh gjërat ishin gati”, Çiljeta rrëfen takimin me këtë djalë

Çiljeta dhe Estto rrëfejnë bashkëpunimin e tyre të parë.

Ciljeta-1

E ftuara e parë e këtij sezoni të ri të emisionit “Rudina” ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila foli për këngën e saj më të re me titull “A je mirë”, bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Estto.

Ciljeta-2

“Ne jemi takuar rastësisht në një studio në Tiranë dhe isha unë e para që i thashë: “Vdes për këngët e tua”. Për dy javë janë bërë gjërat. Estto më tha që e kishte këngën gati dhe menjëherë nisi bashkëpunimi. Estto është djalë shumë i talentuar dhe ka zë fantastik. Unë gjithmonë kam pasur dëshirën për të mbështetur artistët e rinj, por Estto nuk hyn tek artistët e rinj, sepse ka bërë disa këngë. Videoklipin e kemi xhiruar në Durrës”, tha Çiljeta.

Ciljeta-3

“Zakonisht unë të gjitha këngët i shkruaj vetë. Ky bashkëpunim ka qenë shumë i mirë. Edhe pse ka pak ditë që është publikuar ka pasur shumë sukses”, tha Estto./tvklan.al