Ia ‘prishi’ ditëlindjen, por të nesërmen kishte një plan. Albano Bogdo tregon si i propozoi partneres

E bën për të qeshur shumë herë, por jo rrallëherë edhe “për të qarë” partneren e tij. Edhe ky rasti kur ia prishi ditëlindjen, me siguri, është për të dy një rast që do të mbahet mend, sepse pas gjithë atij trishtimi, erdhi një unazë martese.

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, zbuloi si e kishte njohur partneren e tij, si e bën atë për të qeshur, por edhe si i ka propozuar.

Siç tregoi ai, koha e propozimit ishte ditëlindja e saj, një ditë të cilën ai me qëllim “e kishte harruar”, por sepse kishte një plan.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen” – tregoi Albano, port ë gjithë këtë e bëri, sepse të nesërmen kishte një plan: “Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”

Kështu ishte propozimi i Albanos për partneren e tij. Ruajeni në kujtesë dhe tregojuani partnerëve.