Ia doli! Vajza e Robert Aliajt kalon në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë – VIDEO

Vajza e artistit Robert Aliaj, Gala, ka treguar se është po aq e talentuar sa edhe i ati përsa i përket këngës.

Ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e jurisë në fazën e audicioneve të fshehura në “The Voice Kids” në Belgjikë, në muajin shkurt të këtij viti.

Tashmë, Gala është zyrtarisht një nga finalistet në këtë garë! Lajmin e bëri të ditur vetë Roberti, i cili ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të performancës së vajzës së tij.

“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale. Ndiqeni performancën e saj të fundit dhe shumë falënderime për mbështetësit”, ka shkruar ai.

Duket se juria është kënaqur shumë edhe me performancën e Gala-s, pasi ajo jo vetëm këndonte, por edhe kërcente.

Të shumta kanë qenë urimet që Roberti ka marrë tek komentet.

Gala është bërë e njohur për publikun kohë më parë, gjatë kohës që performoi me të atin në skenën e “Dance with me Albania” në vitin 2015.