Ia dedikoi golin e parë qenit të tij, Cancelo: Prehu në paqe miku im besnik

Joao Cancelo shënoi golin e tij të parë për Bayern Munich kundër Ausburgut.

Mbrojtësi portugez i cili u transferua nga Manchester City te Bayern Munich, priti gjashtë ndeshje për të gjetur rrjetën dhe ia kushtoi golin qenit të tij të cilin e humbi së fundmi.

Qeni quhej Princ dhe siç shkruan Cancelo, ai ka ndërruar jetë para kohe.

“Koha juaj këtu ishte e shkurtër, por mjaftoi për ta bërë historinë tonë të përjetshme! Do të jesh gjithmonë në zemrën time miku im besnik, prehu në paqe mes yjeve. Një ditë do të takohemi sërisht”, ka shkruar Cancelo në rrjetet sociale duke postuar një foto me qenin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by João Cancelo (@jpcancelo)

/ h.ll/abcnews.al