I zuri vendin në “The Voice of Albania”, këngëtarja 0 pikë Xuxit

xuxi-2

Festivali i 55-të i Këngës në RTSH ka shpallur fituese të premten në mbrëmje, Lindita Halimin, këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian 2017. Edhe ky edicion u shoqërua me kontestime pas ndryshimit të formulës së votimit, ku përveç jurisë votoi edhe publiku. Moment i sikletshëm ishte kur anëtarët e jurisë votonin me 1 deri në 10 pikë këngëtarët në garë, që mund të ishin kolegë, ish-nxënës apo edhe rivalë të tyre. Diçka e tillë nuk mund të mbetej pa u vënë re në momentin kur ish-trajnerja e “The Voice of Albania” Alma Bektashi votoi me 0 pikë, Naim Bunjakun (Xuxi) për këngën e kompozuar nga Genti Lako “Metropol”. Mesa duket largimi nga kolltuku i mentores së talent show-t në “Top Channel”, nuk është përjetuar aq natyrshëm nga Bektashi. Natën finale të festivalit, Xuxi postoi një foto të tij me statusin: “Për pak fillon loja e vërtetë, festivali i 55-të shqiptar”. Edhe pse u pëlqye kënga dhe intrpretimi nga anëtarët e tjerë të jurisë dhe publiku, Xuxi nuk kapi dot tre vendet e para, ku u pozicionuan; Linda Halimi, Genc Salihu dhe Dilan Reka. Ndërkohë pas kësaj eksperince, Xuxi po përgatitet të zgjedhë dhe trajnojë talentet e rinj në “The voice” bashkë me trajnerët e tjerë; Alban Skënderaj, Rona Nishliun dhe Besa Kokëdhimën.