I ‘zhdukur’ prej javësh, përgjigjen se a është mirë Donaldi na jep Bora

Pas mbarimit të sezonit të programit të tij “Më lër të flas”, nga Donaldi pasoi një heshtje e madhe.

Ai thuajse u zhduk nga rrjetet sociale.

Një mungesë e tillë për dikë që ka qenë kryefjalë e fokus i mediave për muaj e muaj të tërë, nuk kaloi pa u vërejtur.

Një pjesë prej fansave duket të jenë shqetësuar për këtë gjë, andaj ia kanë mësyrë Borës për përgjigje.

Kjo e fundit i ka “qetësuar” ndjekësit përmes një videoje krah Donaldit.

Në “storyn” e hedhur në Instagram, të dy tregojnë se Veshaj nuk ka qenë mirë këto kohë meqë ishte sëmurë.

Në fund të videos, Donaldi premton që do të kthehet me postime së shpejti.

Sa i përket kohës kur do ketë një rikthim në ekran, kjo nuk dihet saktësisht ende.

/Prive.al