I zbuloi tradhtinë me 2 gra, mësohet arsyeja pse Rajan Gigs dhunoi të fejuarën
Që Rajan Gigs nuk është një shenjtor, kjo është e konfirmuar. Mjafton të pyesësh vëllanë e tij Rodri, i cili pak vite më parë zbuloi se ish-mesfushori i Mançester Junajtidit dhe trajneri aktual i Uellsit kishte një marrëdhënie me gruan e tij (pra kunatën) prej gati një dekade.
Dobësia e tij për gratë sipas “The Sun”, ka qenë edhe arsyeja pse ish-numri 11 shkaktoi dhunë ndaj të fejuarës së tij aktuale javën e shkuar.
Ai u arrestua pas zënkës me të për arsye tradhtie konfirmon një burim për tabloidin.
Shkaku i sherrit ka qenë sepse Kejt, me të cilën është fejuar prej dy vitesh, i kishte kërkuar atij llogari për disa mesazhe që i kishte zbuluar në telefon, madje jo me një, por me dy gra.
PANORAMASPORT.AL