I vodhën Instagramin dhe i publikuan bisedat private, reagon Alvisa
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri ka rënë pre së fundmi e një sulmi kibernetik. Dikush i ka vjedhur llogarinë e Instagram-it dhe madje i ka publikuar disa biseda private në Instastory.
Një pjesë prej tyre janë me ish-konkurentë të “Përputhen”, njëra mes të cilave me Albin i cili i thotë se Bashkimi nuk vjen (nuk dihet se ku), teksa Alvisa i thotë se nuk e lë e dashura. “Të dashurat”-ia kthen ai kurse Alvisa i thotë: “E kam marrë vesh”. Nuk dihet ende se kur është bërë kjo bisedë dhe në çfarë konteksti, por pas ndarjes nga Bashkimi Alvisa ka thënë se ka patur hatërmbetje me Albin.
Ndërsa njëra nga bisedat e publikuara ka qenë për një marrëveshje reklamimi nga Alvisa. Bisedat kanë qëndruar për një kohë konsiderueshme në Instastory të Alvisës derisa kjo e fundit ka arritur ta rikthejë llogarinë.
Pas kësaj ajo ka reaguar përmes një statusi ku kërkon ndjesë dhe thotë se do marrë masa ligjore. “Kërkojë ndjesë për bisedat dhe gjithçka u publikua. Do merren masa për këtë shkelje privatësie.”- shkruan ajo.