I vjedh telefonin para syve, Bora Zemani demaskon vajzën në Tiranë, publikon VIDEON

Bora Zemani ka publikuar së fundmi një video ku një vajzë shihet teksa ka marrë telefonin e shoqes së moderatores.

Krah videos, Bora ka shpjeguar dhe se si ka ndodhur ngjarja. Moderatorja tregon se shoqes së saj i kishte rënë telefoni, teksa kishte hipur në makinë, ndërkohë vajza e cila shihet në video ja ka marrë dhe menjëherë është larguar.

Ka qenë shoqja e moderatores ajo e cila e ka ndjekur dhe e ka pyetur nëse ishte ajo e cila e ka marrë telefonin, por vajza i është përgjigjur me “jo”.

Ndërkohë, Bora paralajmëron vajzën se të shkojë të dorëzojë telefonin në polici, ose në të kundërtën do detyrohet që të publikojë në rrjetet e saj sociale edhe fytyrën e saj.