“I vetmi hat-trick që ka bërë ka qenë me mua”, habit e dashura e futbollistit të Real Madrid
Sara Salamo ka mbrojtur lidhjen e saj me Iskon duke hedhur poshtë zërat që ajo ka qenë një pengesë në karrierën e futbollisit. “Unë do ju them diçka që nuk e kam thënë ndonjëherë. I vetmi hat-trick që ka shënuar i dashuri im ka qenë lidhja me mua.
Unë nuk kam pasur influencë të keqe dhe nuk jam unë arsyeja pse ai ka rënë në nivelin sportiv”, u shpreh bukuroshja për gazetën “El Mundo”. Salamo gjithashtu hodhi poshtë pretendimet që ajo është lidhur me mesfushorin e Real Madrit për famë dhe para, duke pretenduar se ajo ishte e famshme dhe kishte të ardhurat e veta nga profesioni i aktores para se të njihej me lojtarin spanjoll.
“Ai më takoi për shkak të profesionit tim. Unë marr pjesë në rreth 20,000 projekte cdo ditë dhe i bëj vetë paratë e mija”, shtoi më tej e dashura e Iskos.
PANORAMASPORT.AL