I vetizoluar në shtëpinë në bregdet, Sinan Hoxha zbulon këto detaje nga ditët e fundit të tij

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ në emisionin e pasdites me Rudinën.

Artisti ka rrëfyer eksperiencën e tij të vetizolimit, duke treguar se kjo periudhë e gjeti në shtëpinë në bregdet, ku ka mundësi të shëtisë më shumë me djalin në oborrin e shtëpisë.

Sinani ka treguar se po kalon shumë mirë me familjen e tij dhe si asnjëherë tjetër ka luajtur shumë me djalin, Ansin.

Hoxha ka shtuar se jeta, rutina e saj, paratë dhe çdo gjë tjetër i kishin rrëmbyer, por tashmë ai ndihet shumë mirë pranë më të dashurve të tij.

Këngëtari e ka mbyllur bisedën duke pohuar se masat e marra janë mëse të duhura për të gjithë shoqërinë./revistawho.com