I vaksinuar me tre doza, infektohet me Covid Alexis Tsipras, si është gjendja e tij

Ish-Kryeministri grek, Alexis Tsipras është infektuar me Koronavirus, edhe pse i vaksinuar me të treja dozat e vaksinës anti-covid. Mësohet se Tsipras ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë dalë negativë.

Mësohet se Tsipras ka dalë pozitiv pas kryerjes së një testi ditën e djeshme, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në një test molekular parandalues ​​kam dalë pozitiv mbrëmë. Për fat të mirë, Betty dhe fëmijët janë negativë. Kam simptoma të lehta deri më tani dhe shpresoj të marr veten së shpejti”, shkruan Tsipras në postimin e tij në Twitter.

Në lidhje me këtë lajm, kanë reaguar edhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Zhvillimit, Adonis Georgiadis, të cilët i kanë uruar kreut të SYRIZA-s shërim të shpejtë.

Marrë nga protothema.gr

(E.H/Dosja.al)