I uron ditëlindjen Atdheut me foton duke e puthur, Ana: “Të dua shumë”
Si të mos mjaftonte urimi epik i Sara Malaj në ditëlindjen e Atdheut, një tjetër ish-konkurrente na ka lënë pa fjalë. Bëhet fjalë për Ana Lleshin. Megjithëse ylli i “Deal” dhe 28 vjeçari nga Gjakova i dhanë fund flirtit që patën në “Për’puthen”, Ana e ka uruar Atdheun në mënyrën që askush se priste.
Ajo ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet duke e puthur gjatë lojës me letra në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush LUAN”, ku shkruan:
“Qëndro gjithmonë ky njeriu që kam njohur unë me shpirtin e lire dhe buzëqeshja mos t’u shteroftë asnjëherë nga fytyra, të dua shumë o mik shpirti”.
Teksa pamë këtë urim, pyetja e parë që na vjen në mendje është: “Po Sara çfarë mendon për këtë?”.
Kujtojmë se të dielën në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, Ana foli përballë Sarës dhe Atdheut për puthjen me këtë të fundit, ku shtoi se ndaj tij ka pasur një pëlqim! /News31