I treti i vërteti, kriteret që plotëson biznesmeni Fisnik Syla për të qenë burri ideal për Fjolla Morinën janë…

Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla pak muaj më parë. Dhe çifti nuk ka vonuar të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë këtë prag festash, vendim që e kanë pasuar me shumë video e foto romantike, ku nuk reshtnin së shprehuri dashurinë e tyre.

Komentuesit shkruajnë se, me sa duket, biznesmeni i ka plotësuar kriteret e Fjollës për burrin e ëndrrave, duke e etiketuar si të tretin, të vërtetin, pas dy dështimeve të mëparshme.

Këngëtarja dhe biznesmeni i kanë dhënë fund beqarisë, dhe këtë Fjolla Morina e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale. Ajo ndryshoi statusin në rrjetin social “Facebook”, nga “beqare” në “e martu-
ar”.

Ndërkohë, këngëtarja publikoi edhe një foto në “InstaStory” të Fisnik Sylës, që e shoqëroi me mbishkrimin: “Burri im!

Çifti bëri publike lidhjen pas arrestimit të Fjolla Morinës në kufirin e Morinës, pasi në makinë iu gjetën dy pistoleta, duke u zbuluar kështu edhe kush ishte mashkulli pas dhu- ratave luksoze që ajo merrte.

Ndërsa ishte në “Arrest shtëpie”, Fisnik Syla i pro- pozoi këngëtares për mar- tesë dhe pa dyshim që Fjolla Morina iu përgjigj “Po”, pasi ai plotëson disa kritere opër të: I ri, i pasur, i divorcuar.

Por, pavarësisht këtij fakti, menjëherë pasi lajmet u bënë publike, ish-bash- këshortja e biznesmenit reagoi në një media, duke thënë se Fjolla Morina i shkatërroi martesën. Fisnik Syla, baba i dy djemve, reagoi në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë deklaratat.

Ai tha se me këngëtaren është lidhur pasi i dha fund martesës me bashkëshorten e tij, ndërkohë
që dhe Fjolla Morina është nënë e dy vajzave të mitura.

Duke qenë se jeta e saj është vendosur në qendër të vëmendjes pasi u kap me dy pistoleta në kufirin e

Morinës, teksa udhëtonte në makinë me të dashurin dhe shoferin, për të gjithë komentuesit e jetës së saj private, Fjolla Morina dha një mesazh.

Ajo postoi një foto dhe krahas saj një shprehje të Artan Mullajt:

Të dalësh mbi turmën, do të thotë të përballesh me zemërimin e saj! Nëse arrin të kesh nivel, inteligjencë dhe kulturë më të madhe se ajo, duhet të jesh gati, sepse turma e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht në llum dhe kur dështon të të hedhë baltë, dhe kur të baltos, të të shkelë me këmbë.

Nëse arrin sukses dhe prek lartësinë, do të kesh kundër teje shumicën, një armatë të tërë njerëzish, që shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, marrëdhënia e saj me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër. Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për
dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë.

Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku mes të ftuarve do të ketë jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj.

Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që i ndryshoi jetën u zbulua pas arrestimit të këngëtares në Pikën Kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë. Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes.

Fillimisht, ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërrohej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”. Por s’vonoi shumë dhe ata dolën hapur.