I tradhtuar dhe i “burgosur” në Paris, Mbappe dëshiron vetëm Realin por PSG e bllokon
Kylian Mbappe ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij, gjatë një takimi me presidentin Al-Khelaifi, se dëshiron të transferohet tek Real Madrid dhe as që ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale. Ky takim nuk ka sjellë asnjë ndryshim, palët i qëndrojnë strikt ideve të tyre, Mbappe kërkon të largohet ndërsa drejtuesit e klubit nuk e lejojnë pavarësisht se rrezikojnë ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme.
Mbappe ndihet i tradhtuar nga drejtuesit e klubit pasi kur firmosi me PSG kishte një akord verbal ndërmjet tyre që klubi nuk do të bëhej pengesë në rast se lojtari do të dëshironte të ndryshonte ambient, këtë fakt Mbappe ia ka kujtuar edhe një herë presidentit Al-Khelaifi. Kjo është një tjetër arsye e fortë për të mos ndryshuar vendimin e tij, thjeshtë do të pres deri në fund të sezonit për të bashkuar me pas me Real Madrid.
As ardhja e Leo Messit nuk ka mjaftuar për të ndryshuar mendim, përkundrazi, e shtyn gjithnjë e më shumë për tu larguar. Mbappe pritet të qëndrojë edhe për një tjetër vit në Paris, fakt të cilin e pranoi edhe vetë trajneri Pochettino: “Kylian është lojtari jonë. Nuk mendoj se do të largohet këtë sezon, edhe nëse nuk rinovon kontratën ai do të qëndroj tek PSG”.
(BalkanWeb)