I thyen xhamat dhe i goditën të birin, momente tmerri për familjen e trajnerit të skuadrës së njohur pas turpërimit në Champions
Familja e trajnerit të Portos, Serxho Konseisao, përjetoi momente tmerri pasi skuadra luzitane u mposht 4-0 të martën nga Klub Bryzh në Champions.
Në dalje të stadiumit tifozët kanë sulmuar me breshëri gurësh makinën, ku brenda ishte e gjithë familja e Konseisaos, bashkëshortja Liliana dhe dy fëmijët, Rodrigo 22 vjeç dhe Zhoze 7 vjeç.
Gurët thyen xhamat e automjetit dhe goditën një prej fëmijëve të trajnerit, i cili prej 6 vitesh ishte i adhuruar nga ultrasit e “Dragonjve”. Gjithsesi, ndërsa policia ka nisur hetimin e ngjarjes, Konseisao drejtoi rregullisht stërvitjen e djeshme të Portos.