I tha të gjitha! Parashikimi i vitit 2022, kush favorizohet e cili jo?
Në vigjilje të vitit të ri 2022, Jorgo Pulla ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku bëri përmbledhje vjetore të asaj që yjet kanë rezervuar për çdo shenjë zodiaku.
Ai u ndal mbi kujdesin e shtuar ndaj ekonomisë, pasi do të jetë një vit i luhatur nga aspekti financiar.
“Ndryshimet madhore që do të kemi në fushën ekonomike dhe globale po gjithashtu kanë ndikime dhe katër klipset do të kemi këtë vit të cilat do të jenë vendimtare për çështjet psikologjike.” – shprehu astrologu I mirënjohur.
Sipas Jorgos kjo situatë do të zgjas deri më vitin 2023, megjithatë nëse tregohemi të kujdesshëm dhe me këmbën në tokë, nuk rrezikojmë problematika të mëdha gjatë vitit. Njerëzit kanë tendencën të jenë gjaknxehtë në 2022, prandaj uhet të kemi kontroll mbi situatat.
Pulla nuk ngurroi të përmendte edhe shenjat më të favorizuara nga yjet për këtë vit, ndër të cilat përmendi Virgjëreshën, Peshqit dhe Demi. Nga aspekti sentimental shtoi edhe Gaforren, të cilët do të përjetojnë një vit pasionant.
Nga ana tjetër, shenjat që duhet të bëjnë kujdes pasi yjet nuk janë në krahun e tyre përmendi Bricjapin, Dashin dhe Peshoren.