I tha se nuk di të prezantojë, Bora Zemani i “mbyll” gojën ndjekësit me këtë koment
Sezoni i dytë i emisionit “Përputhen” iu besua Bora Zemanit, e cila poston pothuajse çdo ditë foto nga studio.
Por, ditën e djeshme, vëmendjen e mori komenti që ajo i ktheu një ndjekësi, në foton e fundit që publikoi.
“Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision”,- i shkruante ai Borës.
“Mos të të vijë keq fare. S’ke ç’i bën”,– ia ktheu moderatorja. Megjithatë, nga postimet duket se ajo po e shijon këtë eksperiencë të re, pas largimit nga “3shat”, ku moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj.