I tha “eskortë”, Atdhe Xharavina shpërthen në ofendime dhe i hedh karrigen Shqipe Hysenajt! Ja pamjet
“Për’puthen Prime” risolli Shqipe Hysenajn në studio për herë të parë pas përjashtimit të saj nga programi i dashurisë.
Mirëpo, gjatë asaj nate, mes saj dhe Atdhe Xharavinës ka ndodhur një përplasje e ashpër që ka përfunduar në ofendime të rënda ndaj 28-vjeçares.
Këto skena nuk janë transmetuar në atë kohë dhe publiku nuk ishte në dijeni të asgjëje deri në momentin e publikimit të pamjeve ditën e djeshme.
“Shpërthimi” i Atdheut ndodhi për shkak të fjalës “eskortë” të përdorur nga Shqipja.
Në video, ish-konkurrenti shihet duke hedhur karrigen në mes të skenës dhe ndonëse ajo shkoi në drejtim të Shqipes, gjatë diskutimit ditën e djeshme, ai e ka mohuar që t’ia ketë hedhur asaj.
Pavarësisht të gjithave, dyshja janë sqaruar dhe tani flasin me njëri-tjetrin. Madje në studio u aludua se Shqipja ka një pëlqim për djalin nga Kosova, por ajo e mohoi, duke thënë se e ka jashtë partnerin e saj.